Me 47 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenime, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme ka votuar në lexim të dytë projekt-rekomandimin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave nga ana e Bashkimit Evropian.

 

Ky votim i hap rrugën miratimit përfundimtar të legjislacionit, i cili do t’i lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në BE – dhe qytetarët e BE-së të shkojnë në Kosovë – pa pasur nevojë për vizë, për periudhë deri në 90 ditë.

 

Pas marrëveshjes së dhjetorit dhe miratimit nga Këshilli në leximin e parë më 10 mars, Parlamenti do të japë miratimin përfundimtar gjatë seancës plenare të 17-20 prillit në Strasburg.

 

Liberalizimi i vizave pritet të hyjë në fuqi sapo të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), më së voni më 1 janar 2024.