Në Shqipëri po zhvillohen një sërë investimesh në infrastrukturën rrugore të vendit, teksa dhe nga buxheti për vitin 2025 pritet t'i akordohet një shumë e konsiderueshme këtij sektori edhe.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë shpjegimit të buxhetit në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dha detaje mbi projektet infrastruktuore në vend dhe afatet e përfundimit të tyre.
Zëvendëskryeministrja Balluku u ndal edhe në projektin e përbashkët me Bankën Botërore për rehabilitimin e urave në Shqipëri.
Tuneli i Murrizit dhe Unaza e Madhe e Tiranës janë dy nga projektet që pritet të përfundojnë deri në datën 31 dhjetor të këtij viti.
Tuneli i Llogarasë u mbyll ditën e djeshme për të kryer disa përmirësime në sinjalistikën rrugore dhe pritet që të rihapet përpara sezonit veror të vitit të ardhshëm./Scan