Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, i cili pritet të hynte në fuqi në shtator të këtij viti, është shtyrë në vitin 2025, por pa u përcaktuar një afat se kur do të nisë si proces.

E gjitha kjo për shkak se nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjitha bashkitë e vendit.

Së pari do të caktohen çmimet e referencës në qytetet e tjera të vendit, dhe më pas të nisë rivlerësimi pasi të dy proceset duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët nga afrimi i vlerës së pronës së tyre me çmimet e tregut.

“Rivlerësimi i pasurive te paluajtshme do te behet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë.

Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”, u shpreh ministri i Financave Petrit Malaj në Komisionin e Veprimtarisë./Tema