Vendi do të vijojë pa një minimum jetik, që do të siguronte jetesën bazë të qytetarëve me mundësi jo të mira ekonomike.

Për projektligjin e propozuar nga deputetët e PD në vitin 2023 për caktimin e një minimumi jetik në vlerën 200 euro në muaj, Ministria e Financave tanimë ka një përgjigje, e konsideron atë të paplotë dhe propozim të pastudiuar.

“Ka një propozim ligjor për minimumin jetik që të jetë 20 mijë lekë. Ku ndodhemi dhe a ka ndonjë masë qeveria sa i takon pensionit minimal? Sa do të jetë?”, pyeti deputetja Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë.

“Propozimi i bërë është i paplotë, sepse nuk ka një analizë pse ajo vlerë dhe jo një më e madhe. Propozimi i bërë nuk merret, cakton nëse ai mbulon nevojat, nuk merr parasysh as ndihmat që qeveria jep në llogaritjen e minimumit jetik”, ju përgjigj ministri Petrit Malaj./Tema