Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka uruar i pari kandidantin republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, para se ajo të përfundonte.
“Së bashku, ne do të përballemi me sfida serioze. Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara për stabilitet, rritje dhe paqe”, ka deklaruar presidenti serb nëpërmjet një postimi në “Facebook”, duke u bërë lideri i parë në Ballkanin Perëndimor që uron Trumpin për rezultatin zgjedhor./Tema