Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi gjatë diskutimit për buxhetit faktik të 2023, replikoi në Kuvend me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Bardhi tha se në buxhetin e vitit 2023, Balluku ka përfituar 50 milionë euro nga një projekt si dhe nga shitblerja e energjisë elektrike ka përfituar 180 milionë euro.

“Kur vini këtu dhe flisni për mirëqenien e shqiptarëve mos e ngatërroni me mirëqenien tuaj”- tha Bardhi.

Teksa Balluku u largua, deputeti demokrat vijoi më tej duke akuzuar ministren për shpenzime të tepërta.

“Do ta shtroj diskutimin tim si dua. Sa kushtonte veshja e saj para 5 vitesh dhe sa kushton sot. Prandaj zonja kryetare kur jemi betuar, jemi betuar për mirëqenien e qytetarëve jo të Belinda Ballukut e të ndonjë tjetri. Në 2007 kishte 7 ora drita aq kishte. Na e kishit lënë peshqesh ju gjatë qeverisjes suaj. E bëmë këtë pa e rritur çmimin e energjisë siç e keni bërë ju. Flet me veten pastaj ikën e fshihet”- tha Bardhi./ata