Mbrëmjen e djeshme, selia e Partisë Socialiste u kthye në një nga “shënjestrat” më të qëlluara me molotov nga protestuesit e opozitës.

Pamjet që shihni tregojnë atë që ka mbetur nga protesta e djeshme.

Vihet re se banderola ku ishte edhe fotoja e kryeministrit Edi Rama dhe solgani “Vetëm Përpara”, e cila u dogj nga koktelet me molotov.

Ndërkohë që vihen re edhe dëme të tjera, si psh xhama të thyer./BalkanWeb