Dy institucionet kryesore të taskforcës kundër informalitetit të pagave, Administrata Tatimore dhe Inspektorati Shtetëror i Punës zhvilluan sot një takim për të bashkërenduar përpjekjet për të rritur pagesën e kontributeve dhe të pensioneve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ky bashkëpunim do të forcojë më tej koordinimin e kontrolleve të përbashkëta duke ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve dhe rritjen e mbledhjes së kontributeve në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme.

Prej disa javësh qeveria ka nisur një aksion për informalitetin në tregun e punës, pasi po synon shëndoshjen e buxhetit të sigurimeve për të rritur pensionet.

Nga viti 2013 e deri sot qeveria ka nxjerrë nga puna në “të zezë” duke i futur në skemën e sigurimeve shoqërore, 300 mijë punonjës./ata