Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot historinë e vogëlushit Eden në maternitetin “Koço Gliozheni”, i cili shfaqi disa probleme shëndetësore ende pa lindur.
“Rasti i Edenit është për herë të parë në Shqipëri që është trajtuar. Ka qenë një patologji që është parë që jetën intrauterine, pra pa lindur foshnja. Edhe mjekët obstetër kanë bërë punën e tyre të jashtëzakonshme”, u shpreh Koçiu në rrjetet sociale.
Sipas ministres, pas lindjes djali vazhdoi të kishte disa problematika.
“Është përdorur një lloj medikamenti për herë të parë në Shqipëri, një lloj qumështi specifik. Ndihma që u bë në terapinë intensive nga i gjithë stafi dhe me të drejtë mami falënderon të gjithë stafin e terapisë intensive te “Koço Gliozheni” dhe ne sot kemi këtë mrekulli në dorë. Edeni ishte i pari, por ne nuk trembemi nëse do të kemi raste të tjera, me qëllim që të kemi një gjë më të mirë për foshnjat tek të gjithë ata që kanë nevojë”, përfundoi Koçiu. /ata