Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një avioni me një automjet në shtetin amerikan të Arizona-s.
Sipas informacionit që Departamenti i Policisë Mesa dhe Shërbimi Zjarrfikës dhe Shëndetësisë Mesa ka ndarë, në aeroportin "Falcon Field" në Mesa një avion i vogël përderisa ka qenë duke u ngritur është përplasur me një automjet në rrugën pranë pistës.
Në aksident kanë humbur jetën piloti, ndihmës piloti, dy pasagjerë dhe shoferi i automjetit, ndërsa është plagosur një person.
Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se avioni ishte një aeroplan biznesi i lehtë i tipit Honda HA-420 dhe shkaku i aksidentit po hetohet./aa