Shërbimet e Policisë Kufitare në doganën e Kakavijës kanë ndaluar ditën e sotme një të ri nga qyteti i Fierit pasi ishte shpallur në kërkim.

 

 

36-vjeçari Maradon Dajlani, banues në fshatin Drizë, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me 1 vit burg për vjedhje,

 

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë:

 

 

DVP Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Maradon Dajlani, 36 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.