Një anije me rreth 400 persona në bord rrezikoi të mbytej në ujërat mes Greqisë dhe Maltës.
Organizata gjermane Sea-Water International me anë të një pos në Twitter njoftoi se ata që ishin në bord ishin në rrezik dhe i bëri thirrje BE-së të veprojë.
Mediat shkruajnë se alarm Phone gjithashtu postoi shqetësimet e tij, duke thënë se kishte marrë një telefonatë nga anija, e cila u nis nga Tobruku në Libi.
Ndërkohë personat që ndodheshin në bord mes tyre fëmijë dhe një grua shtatzënë janë në panik dhe disa prej tyre kanë nevojë për kujdes mjekësor.
Thuhet se anijes i ka mbaruar karburanti dhe kuverta e poshtme e saj është plot me ujë. Kapiteni është larguar dhe nuk ka “askush që mund të drejtojë varkën”, tha Alarm Phone.
Ai shtoi se kishte alarmuar autoritetet.
Së fundmi ka pasur një rritje të numrit të anijeve me emigrantë që kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut.
Një tjetër OJQ, Resqship e Gjermanisë, tha të dielën se të paktën 23 emigrantë vdiqën gjatë natës në Mesdhe në një mbytje të veçantë anijeje.