Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme prokurorin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Lazër Çardaku.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatorë Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.

Lazër Çardaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Pukës dhe në 1999-ën është emëruar si prokuror në Shkodër. Ai ka drejtuar Prokurorinë e Matit në vitet 2008-2012 dhe më pas e ka ushtruar funksionin si prokuror i shkallës së parë dhe i Apelit./ata