Në kuadër të projektit të DRTK Vlorë, “Parku Arkeologjik Amantia”, një vëmendje e veçantë po i jepet zonës së vizitueshme përreth stadiumit antik.

Specialistet e DRTK Vlorë realizuan gërmimin dhe pastrimin nga dherat e dy godinave antike, tek vendi i quajtur “Qafa e Pazarit”, përballë stadiumit antik.

Ndërhyrjet në godinat antike kanë për qëllim gërmimin, studimin, restaurimin dhe prezantimin e tyre tek vizitorët e shumtë të parkut arkeologjik të Amantias. Mendohet se, godinat e shekullit III para Krishtit kanë pasur funksion publik.

Për njohjen e mëtejshme të arkitekturës së tyre, si dhe prezantimin e tyre në itinerarin e vizitave të parkut arkeologjik, po hartohet projekti i restaurimit nga specialistët e DRTK Vlorë./ata