as disa vitesh në krye të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, si dhe pas një karriere të suksesshme dhe plot pasion, Agim Bajko del në pension.

Me këtë rast, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja shprehu nderimin e mirënjohjen e tij për Mjeshtrin e Madh Agim Bajko, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në drejtimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave

“E falenderojmë artistin e madh për gjithçka që ka bërë dhe i urojmë një pension të mbushur me gëzim, shëndet dhe momente të lumtura me familjen dhe miqtë e skenës”, shkroi ministri Gonxhja, në rrjetet sociale, ku edhe ndau një material filmik me rolet më të spikatura të Agim Bajkos, ndër vite.

Bajko u lirua nga detyra ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave, teksa në vend të tij është emëruar Melsi Qirici, një figurë me përvojë të gjatë në fushën e medias dhe kulturës.

“Me një përvojë 23-vjeçare në median e shkruar dhe atë vizive si kryeredaktore dhe autore në programe të suksesshme si “The Voice of Albania” dhe “Albania Got Talent”, ajo sjell përmes platformës së saj energji dhe vizion të ri për QKKF dhe Teatrin e Kukullave”, u shpreh ministri Blendi Gonxhja./ata