Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se ka të vrarë dhe të plagosur nga ushtarët në sulmin ku u shënjestrua ushtria izraelite në veri të Rripit të Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se janë shënjestruar ushtarët izraelitë të cilët hynë në një ndërtesë në afërsi të spitalit "Kamal Adwan".

Theksohet se nga sulmi ka të vrarë dhe të plagosur nga ushtarët izraelitë në ndërtesë.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se 10 ushtarë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në Gaza dhe Liban./aa