Të tjera përmbytje kanë goditur Spanjën, këtë herë Gironan. Rreth 30 makina në qytetin e Cadaqués janë mbuluar nga uji.
Një përrua ka dalë nga shtrati dhe ka “marrë përpara” makinat. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale.
Këto skena përmbytjesh të reja vijnë një javë, pasi rajone të tëra në Spanjë u përmbytën dhe rreth 200 njerëz humbën jetën.Fatkeqësia shkaktoi edhe zemërimin e banorëve të zonave të përmbytjeve, për faktin se nuk u lëshua emergjenca më herët. Qeveria e Spanjës miratoi një paketë lehtësimi prej 10.6 miliardë eurosh për 78 komunitete të prekura nga përmbytjet./BalkanWeb