Ky është vendi ku do të vendosen përkohësisht 102 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, të kthyer me anijen turke “Moliva” nga Tajlanda.
Kontejnerët janë shkarkuar paraditen e sotme në Portin e Durrësit nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet si portuale, ashtu dhe policore dhe po transportohen në zonën e Porto Romanos ku do të vendoset më pas se çfarë do të bëhet me to.
Sipas burimeve, do të merren mostra nga kontejnerët që do t’iu nënshtrohen analizave për të parë përbërjen e tyre dhe nëse janë të rrezikshme.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj dhe operatori Sokrat Toci që po ndjekin nga afër procedurat kanë siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga zona e vendosjes së kontejnerëve./BalkanWeb