Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi tha se nga sot në rajonin e Kurskut të Rusisë kanë marrë nën kontroll sipërfaqe prej 1.294 kilometrash katrorë dhe 100 vendbanime.
Sirskiy vlerësoi operacionin e vendit të tij në Kursk të Rusisë në fjalimin që mbajti në forumin me temë "Ukraina 2024" Pavarësi" në kryeqyteti i Ukrainës, Kiev.
Ai tha se ata vazhdojnë të avancojnë drejt Kurskut. "Ne kemi marrë nën kontroll sipërfaqe prej 1.294 kilometrash katrorë dhe 100 vendbanime", tha Syrskyi.
"Falë veprimeve të suksesshme të ushtrisë ukrainase, kemi rinovuar fondin e shkëmbimit të të burgosurve", deklaroi Syrskyi i cili shtoi se 594 ushtarë rusë u kapën që nga sot.
Sipas tij, operacioni në Kursk ndryshoi ndjeshëm drejtimin e fuqisë së Rusisë. "Mund të themi se aktualisht rreth 30 mijë ushtarë (rusë) janë dërguar në drejtimin e Kurskut. Ky numër po rritet gradualisht. Armiku po përpiqet të tërheqë trupat e tij nga drejtime të tjera", tha Syrskyi.
Duke iu referuar situatës në drejtimin e Pokrovskut të rajonit të Donetskut në Ukrainë në të cilin vazhdojnë luftimet, Syrskyi tha: "Situata në Pokrovsk është mjaft e vështirë. Në javët e fundit, çdo ditë mesatarisht ka pasur më shumë se 50 konflikte ushtarake. Armiku ka avantazhin e fuqisë njerëzore, armëve dhe pajisjeve ushtarake, sistemeve të artilerisë dhe ai përdor në mënyrë aktive avionë dhe mjete të blinduara".
- Ushtarët ukrainas përpiqen të depërtojnë në Belgorod
Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov në një deklaratë nga kanali Telegram, vuri në dukje se ushtarët ukrainas po përpiqen të depërtojnë në rajon nga kufiri.
"Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, situata në kufi është e vështirë, por nën kontroll. Ushtarët tanë po bëjnë punimet e nevojshme", tha Gladkov.
Në lajmet e publikuara në mediat ruse, thuhet se rreth 500 ushtarë ukrainas u përpoqën të hynin në qytetet Nehoteyevka dhe Shebekino në rajonin e Belgorodit, të vendosura në kufi./aa