Një pjesë e semaforëve të Tiranës së fundmi prezantohen ndryshe. Ato i kanë zbukuruar kryqëzimet e kryeqytetit me shqiponjat që shfaqen tek ndriçuesit led.

Duket se kjo nismë e Bashkisë Tiranë është ndërmarrë në prag të Festave të Nëntorit e veçanërisht në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Simboli kombëtar, shqiponja dykrenare, nuk është e para që shfaqet në semaforët e Tiranës. Më herët në semaforë u vu edhe shkronja “t”, si simbol i Tirana Youth Capital, titull ky që kryeqyteti e mori me iniciativën e organizatave të shoqërisë civile, nën drejtimin e Kongresit Rinor Kombëtar në vitin 2019 në Aimens, Francë nga Forumi Rinor Evropian.

Ndërkohë 2024 është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Festimeve të 80-Vjetorit të Çlirimit, në kuadër të të cilit po organizohen aktivitete të shumta artistiko-kulturore./ata