Pas më shumë se 11 orësh nga mbërritja e 8 emigrantëve të paligjshëm nga Italia, vetëm 6 prej tyre do të strehohen kampin e Gjadrit.

Dy të tjerët do kthehen sërish në vendin fqinj, pasi kanë rezultuar me probleme gjatë verifikimeve të kryera, fill pas mbërritjes së tyre në tokën shqiptare përmes anijes ushtarake “LIBRA” mëngjesin e kësaj të premte.

Emigrantët e paligjshëm të kapur në brigjet e siçilisë janë nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Sapo ato mbërritën në Portin e Shëngjinit, u akomoduan në qendrën e pritjes, ku iu nënshtruan vizitave mjekësore dhe procedurave të nevojshme të verifikimit, nga ku 2 prej tyre rezultuan me probleme.

Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve të paligjshëm që mbërrin në Shqipëri sipas marrëveshjes Rama – Meloni nënshkruar vitin e shkuar.

Grupi i parë prej 16 emigrantësh mbërriti më 16 Tetor, por disa prej tyre u kthyen pas që atë natë për të shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore, ndërsa pjesa tjetër u u kthye ditën tjetër, pas vendimit të Gjykatës së Romës e cila thoshte që një vend të konsiderohet i sigurtë ai duhet të jetë i tillë në të gjithë territorin e tij.

Pas këtij vendimi qeveria italiane miratoi një dekret me fuqinë e ligjit, duke rifreskuar listën e vendve të sigurta dhe duke i hapur rrugë vazhdimit të operacionit për transferimin në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm të kapur në ujërat e Mesdheut.

Tv Klan