Përderisa rezervat e arit të Rusisë në tetor tejkaluan shifrën prej 200 miliardë dollarësh për herë të parë, pjesa e arit në rezervat ndërkombëtare të vendit u rrit në 32.9 për qind.

Sipas informacionit që Anadolu përpiloi nga të dhënat e Bankës Qendrore të Rusisë, rezervat ndërkombëtare të vendit, të cilat ishin në nivelin prej 633.7 miliardë dollarësh në shtator, u ulën në 631.6 miliardë dollarë në tetor.

Në periudhën në fjalë, për herë të parë rezervat e arit të vendit tejkaluan nivelin prej 200 miliardë dollarësh, duke arritur në 207.7 miliardë dollarë, kështu që pjesa e arit në rezerva u rrit në 32.9 për qind.

Kjo shifër është niveli më i lartë që nga janari i vitit 1993.

Pjesa e arit në rezervat e Rusisë ra në 2.1 për qind në qershor të vitit 2007.

Rezervat ndërkombëtare përbëhen nga rezervat devizore, valutore, ari dhe mjeteve të tjera rezervë të menaxhuara nga Banka Qendrore e Rusisë dhe qeveria ruse.

Vendet perëndimore kishin ngrirë aksesin në afërsisht gjysmën e rezervave të Bankës Qendrore Ruse për shkak të luftës në Ukrainë./aa