Kanë nisur punimet për ndërtimin e urës së Viroit në Gjirokastër me fondet e Bankës Botërore. 1.6 milionë euro do të shërbejnë për këtë projekt dhe për kalimin nga një rrugë e kategorisë C në C2 me gjerësi të korsive 2x 3.5 metra.

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër -

Ky objekti i ri, do të garantojë siguri që të mos ketë përmbytje nga vërshimet e ujërave në ditë me intensitet të lartë reshjesh.

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër -

Ura ekzistuese që lidh Tepelenën me Gjirokastrën dhe Kakavijen, jo pak herë është bllokuar si pasojë e daljes nga shtrati të liqenit Virua dhe lumit Drino.

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër -

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Komisionin për Ekonominë dhe Financat ka thënë se janë adresuar urat që kishin kushtet më të vështira.

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër -

Projekti i zbatimit, bën që e gjithë gjurma të kalojë paralel me rrugën ekzistuese, në anë lindore të saj (nga ana e lumit Drino), duke lenë në funksionim urën ekzistuese si shëtitore panoramike përreth liqenit.

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër -

Kjo urë, do të ketë ndikim dhe në turizëm, pasi vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë më lehtë Parkun e Viroit, që është një nga më të veçantët në jug të vendit.

1.6 mln euro për urën e re të Viroit në Gjirokastër -

Për rrjetin rrugor kombëtar, pritet që rreth 80 ura me përparësi me fluks trafiku prej 100 deri në 2500 mjete në ditë dhe kanale nën rrugë, të kërkojnë ndërhyrje./Scan