Arsimi profesional, në degën e hoteleri-turizmit është një vlerë e shtuar në zhvillimin e turizmit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli tha se, “Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, duke krijuar një kërkesë të lartë për forcë punëtore të kualifikuar”.

Ajo ndau në rrjete sociale një video që sensibilizon të rinjtë ti drejtohen arsimit profesional në sektorin e shërbimeve heteliere si alternativa më e mirë për punësim të sigurt.

“Arsimi Profesional është zgjedhja e duhur për shumë të rinj që duan të zhvillojnë aftësi praktike dhe të hyjnë shpejt në tregun e punës, jo vetëm në hoteleri-turizëm, por edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi , përpunimi i drurit, apo mekanika “, tha ajo./ata