Kantieri i radhës në Përmet është shkolla “Meleq Gosnishti”, e cila do të rilindë tërësisht falë projektit transformues.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njëherësh drejtuese e qarkut të Partisë Socialiste në Përmet dhe kryetarja e bashkisë Alma Hoxha inspektuan nga afër punimet që po kryhen në këtë shkollë.

“Kjo shkollë do të sigurojë ambiente më dinjitoze për mësuesit e nxënësit, si dhe do e kthejë vërtet këtë shkollë në një qendër komunitare, e cila mund të përdoret për aktivitete të ndryshme pas orarit mësimor, në një prej zonave më piktoreske të qytetit”, tha Kumbaro.

Kumbaro u shpreh se “së bashku me kantierin e Pallatit të Sportit, janë dy projekte madhore dedikuar fëmijëve dhe të rinjve përmetarë, me më shume mundësi për të ndjekur pasionet e tyre”.

Janë 100 shkolla që përgjatë vitit 2024 janë rehabilituar ose janë në proces rehabilitimi. 40 kantiere të reja në të gjithë vendin tashmë janë hapur dhe brenda këtij viti shkollor edhe këto objekte arsimore do t’i shtohen kolanës së shkollave të rehabilituara që garantojnë standarde shumë të mira për nxënësit por edhe për mësuesit./ata