Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Muzeore Durrës, organizoi nga data 7 deri 8 nëntor, një ekspozitë në Kullën Veneciane.

Përmes një kolazhi të pasur me foto dhe imazhe, vizitorët patën mundësi të informohen mbi traditën e prerjes së monedhave në Dyrrahun antik, thesaret monetare të zbuluara në qytetin e Durrësit dhe prezantimin e historisë së qytetit në monedhën kombëtare lek.

Përmes një njoftimi për shtyp, Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ky aktivitet shërbeu gjithashtu si një mundësi për edukim financiar për të gjitha grupmoshat.

Panele të ekspozitës së lëvizshme “Money SmART – Edukim financiar për të gjithë” ofruan informacion të thjeshtë dhe tërheqës mbi çështje financiare dhe me fokus tek konsumatorët./ata