Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punimeve për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë.

 

Rama tha se “kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”.

 

Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të leje drejtimit.

Projekti parashikon e-monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditën e natën, eficencë energjetike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje.