Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve shpalli sot listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë konkurrimit për postin e drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit.
Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shtetit, komisioni i përbërë nga 3 drejtues të lartë të PSH, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.
Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.
Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit./ata