Mbrëmjen e sotme një automjet është përfshirë nga zjarri në rrugën Fier-Spitali Memorial Fier, në afërsi të Hekurudhës. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Nga informacionet paraprake, raportohet në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe forcat zjarrfikëse, që po neutralizojnë flakët e përhapura në të gjithë automjetin. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit./Opinion