Tregu i ri për artizanët nga komuniteti Rom, që po ndërtohet në Gjirokastër, rrezikon të mos përdoret nga ky komunitet. Shkak sipas vetë banorëve është largësia nga zona ku ata shesin aktualisht, ndërsa projektin e kontestojnë edhe banorët e lagjes ku është ndërtuar tregu. Sipas banorëve, hapësira e tregut më parë shërbente si kënd lojërash e lulishte për dy lagje të qytetit.Një investim prej rreth 180 mijë eurosh, i financuar nga Bashkimi Europian, që supozohet të shërbejë si treg për komunitetin Rom në Gjirokastër, rrezikon të mos e kryejë këtë funksion.

Teksa tregu është drejt përfundimit, përfaqësues nga komuniteti Rom, thonë se nuk do të shkojnë të shesin në tregun që po ndërtohet në lagjen Manalat, për shkak se është larg.

Por edhe vetë komuniteti i lagjeve ku po ndërtohet tregu, tregojnë se kanë qenë kundër projektit, pasi vendi ku ka zënë vend kjo hapësirë, dikur shërbente si lulishte dhe fushë sportive për fëmijët.

Banorët thonë se bashkia nuk i pyeti për zbatimin e këtij projekti, i cili tashmë rrezikon të mos jetë funksional./SyriNet