Cdo vit në vend diagnostikohen më shumë se 100 gra me kancer të qafës së mitrës. Mjekët specialistë shprehen se pavarësisht ekzaminimeve që behën risku i shfaqjes së tij është i lartë.
“Kanceri i mitrës vazhdon të jetë në rritje pavarësisht ekzaminimeve preklinike që bëhen që drejtohen në mënyrë të programuar, por ato kanë filluar të depistohen të kapen në kohë por incidenta është e lartë. Shkaku kryesor është humman papillomavirus, ai është shkaktari kryesor, është mjaft i përhapur. Rrugët e transmetimit janë të ndryshme, janë të shumta, është rruga seksuale ose aerogene”, tha Afërdita Manaj, gjinekologe.
Kozeta Filipi, mjeke epidemiologe pranë ISHP thekson se kanceri i qafës së mitrës prek gratë në moshën riprodhuese, në moshën më të fortë dhe më aktive të jetës së tyre.
“Cdo grua e popullatës mbi 40 vjec deri në 50 vjec duhet të paraqiten pranë mjekut të familjes, të marrin informacionin e duhur për këtë program, të marri testimin përkatës të kryejë të tëra procedurat për të marrë pjesë në këtë depistim. Ky program është një program i cili e zbulon kancerin e qafës së mitrës në nivele më të hershme dhe i rrit mundësinë një gruaje për ta trajtuar atë dhe për ta parandaluar. Pjesëmarrja në testime, kryerja e testimeve të HPV për këtë popullatë dhe kryerja e PAP Testit për popullatën që nuk i përket kesaj moshe dhe kryerja e ekzaminive të mamografisë që të shpetojë jetë”, deklaroi Kozeta Filipi, mjeke epidemiologe, ISHP.
Mjekët këshillojnë pjesëmarrjen e lartë në testime dhe kryerjen e ekzaminimeve për të minimizuar riskun e shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës. /vizionplus.tv