Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan u nis drejt Arabisë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Samitit të Përbashkët të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Ligës Arabe.

Presidenti Erdoğan u përcoll në aeroportin "Esenboğa" të Ankarasë nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin, zëvendëskryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Efkan Ala dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Arabinë Saudite presidenti Erdoğan shoqërohet nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun si dhe kreu i Inteligjencës (MIT) Ibrahim Kalın./aa