Me thirrjet “O Edi Rama, o hajdut”, është pritur kryeministri në Londër ku ndodhej në një vizitë zyrtare në kuadër të të cilës u takua dhe me homologun britanik, Rishi Sunak.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet kreu i qeverisë që zbret nga një makinë, ndërsa një qytetar i dretohet me thirrjet “duhet të të vijë turp nga vetja. Krimineli shqiptar”.
Thirrjet “o Edi Rama, o hajdut” kanë vijuar deri në momentin që kryeministrit futet në ambientet e një godine.