Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Durrës për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara për këtë bashki.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar Ramën për largimin e shqiptarëve nga vendi, pasi sipas tij politika e kryeminstrit është genocidale.

 

Sipas tij kryeminstri Rama është duke krijuar kushte për të larguar qytetarët shqiptarë nga vendi.

 

“Përse po largohen shqiptarët? Po largohen sepse ka një politikë genocidale. Edi Rama po bën gjithçka që të largojë durrsakët nga Durrsi, t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria.

 

Nëse ti krijon kushte të kalkulueshme që ua bën jetën të pajetueshme në vend, kjo quhet gjenocid dhe ky largim është krim kundër njerëzimit.

 

Le t’u referohemi fakteve.

 

Me aktin e parë, dyfishoi taksat, përgjysmoi bizneset. Së dyti, ndërmori fushatën unike në botë. Askund në botë nuk arreston kush për çështje civile. Që kur janë themeluar kodet, çështjet civile janë civile dhe ato penale janë penale.

 

Në një proces me një trashëgimi arkaike, të tmerrshme, arrestoi për fatura, 38 mijë qytetarë në vitin 2015. Ndërkohë kur çdo shtet në botë u paguan faturat atyre që nuk paguajnë vetë. Kurse ky u tregon derën e burgut. Natyrisht kjo ishte përzënie.

 

Çfarë mund të bëjnë fermerët në Durrës e Shqipëri kur ky sjell vërshimin e qumështit pluhur nga Shemavija. Si mund të maten fermerët e Durrësit me prodhuesit përreth, kur vetëm Kosova subvencionon çdo hektar grurë me 400 euro, subvencionon çdo lopë me 90 euro?”, tha Berisha.