Mbrojtja Civile e Libanit njoftoi se në rrënojat e ndërtesave të shembura për shkak të sulmeve izraelite në rajone të ndryshme të vendit janë gjetur trupat e pajetë të 43 personave.

Mbrojtja Civile e Libanit publikoi një deklaratë lidhur me aktivitetet që kanë kryer të dielën në rajonet në jug dhe në lindje të vendit.

Në deklaratë thuhet se ekipet e Mbrojtjes Civile shpëtuan 8 persona të plagosur ndërsa gjetën trupat e pajetë të 24 personave në një ndërtesë të kthyer në rrënoja pas sulmit në zonën Byblos në rajonin në Mount Lebanon.

Personeli i Mbrojtjes Civile ka shuar zjarrin që shpërtheu në zonën e shënjestruar. Poashtu është shuar edhe zjarri në një lavanderi që u shkaktua si pasojë e sulmeve izraelite 2 ditë më parë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile gjetën 2 të plagosur dhe trupat e 5 personave në Ras al-Ain në Sur në jug të Libanit si dhe nxorën trupat e pajetë të 3 personave në Aadloun dhe të dy personave në Haniyeh.

Në 3 zona që u sulmuan në rajonin Baalbek në lindje të Libanit u gjetën trupat e pajetë të 9 personave si dhe u shpëtuan 5 persona.

Ekipet e Mbrojtjes Civile shuan një zjarr që shpërtheu në një cisternë karburanti dhe në 4 shtëpi në Baalbek për shkak të sulmeve izraelite./aa