Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një bisedë telefonike që zhvilloi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk duhet të sulmojë qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës pas pasur një plan të besueshëm për garantimin e sigurisë së civilëve.

Gjatë bisedës dyshja diskutoi për negociatat lidhur me shkëmbimin e pengjeve ndërsa Biden tha se do të punojnë shumë për të liruar sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha pengjet, thuhet në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Plani i Izraelit për sulm ndaj rajonit Rafah

Izraeli i cili ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë në sulmet dhe pushtimin e tij në Gaza, shumicën e popullsisë në pjesët veriore dhe qendrore e detyroi të grumbullohet në qytetin Rafah në kufi me Egjiptin.

Ndërsa tani në të njëjtën mënyrë Izraeli dëshiron të pushtojë dhe të dëbojë me forcë popullsinë në rajonin jugor të cilin e kishte shpallur zonë të sigurt për ata në veri gjatë sulmeve.

Në Rafah parashikohet se janë bllokuar rreth 1.4 milionë civilë. Komuniteti ndërkombëtar paralajmëron Izraelin se një sulm gjithëpërfshirës kundër qytetit Rafah do të shkaktojë tragjedi të re dhe të madhe./aa