Ushtria izraelite parandaloi një sulm me raketa të nisur nga Jemeni, por një zjarr shpërtheu si pasojë e rënies së pjesëve të raketave në rajonin Beyt Shems në perëndim të Kudsit të pushtuar.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN, ushtria izraelite bllokoi një sulm me raketa të lëshuar nga Jemeni.

Megjithatë, si pasojë e copëzave të raketës që ra në lagjen Beit Shemes në perëndim të Kudsit, në rajon shpërtheu një zjarr.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se raketa e lëshuar nga Jemeni është rrëzuar para se të hynte në hapësirën ajrore izraelite./aa