Ushtarët izraelitë shkatërruan edhe një herë fshatin Arakib në shkretëtirën Negev në jug të vendit, ku jetojnë beduinët palestinezë, duke lënë shumë njerëz të pastrehë.

Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes së Arakib, Aziz al-Turi, në deklaratën e tij për Anadolu tha se ushtarët izraelitë shkatërruan fshatin për të 232-tën herë.

Duke thënë se ushtarët izraelitë shkatërruan shtëpitë e beduinëve palestinezë në Araqib për të dhjetën herë që nga fillimi i vitit, al-Turi tha se familjet palestineze janë të vendosura për të rindërtuar fshatin.

Më shumë se 80 palestinezë, shtetas të Izraelit, jetojnë në fshatin Arakib, fshat të cilin Izraeli e shkatërroi për herë të parë në korrik 2010. Shtëpitë e këtij fshati janë modeste, të ndërtuara me materiale druri dhe plastike.

Qeveria e Tel Avivit pretendon se fshati është "krijuar ilegalisht dhe duhet të shkatërrohet". Banorët e fshatit deklarojnë se këto toka i kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre shumë kohë përpara themelimit të Izraelit.

 

- Fshatarët rindërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo shkatërrimi

Fshatarët vazhdojnë rezistencën e tyre duke rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale druri dhe plastike pas çdo shkatërrimi nga ushtarët izraelitë.

Izraeli, i cili nuk ofron shërbime thelbësore si energji elektrike dhe ujë për Araqib, ashti siç bën në fshatrat e tjerë në rajonin e Negevit, nuk e njeh pronësinë e tokës së palestinezëve që jetojnë në rajon.

Sipas burimeve palestineze, qeveria e Tel Avivit ka shpronësuar 11 milionë hektarë nga 12 milionë hektarë të shkretëtirës së Negevit, ku jetojnë 220 mijë palestinezë./aa