Gjykata e Shkallës së Parë së Gjirokastrës ka marr vendimin e saj lidhur me shtetasin Ermir Mahilaj, me profesion mjek radiolog, i cili përplasi për vdekje 62 vjeçaren, Hëna Maxhalaku.
Ndaj mjekut është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, teksa akuzohet për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, me datë 8 nëntor, pranë fshatit Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Mahilaj, aksidentoi për vdekje shtetasen Maxhalaku, banuese në Tiranë, e cila humbi jetën në vendngjarje për shkak të përplasjes./GazetaShqiptare