Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, në vijim të takimeve për Mbrojtjen Civile në nivel lokal zhvilloi një takim në qarkun e Tiranës me pjesëmarrjen e Prefektit të Qarkut Tiranë, Afrim Qendro, drejtuesve të bashkive dhe institucioneve vendore.
Në takim u diskutua rëndësia e një koordinimi të fortë ndërinstitucional për t’u përgatitur për rreziqet natyrore që mund të krijojnë situata emergjente.
Në takim u theksua gjithashtu rëndësia që bashkitë të aplikojnë për financim nga fondi i Mbrojtjes Civile për të realizuar projekte që përmirësojnë infrastrukturën, rehabilitimin e digave dhe rezervuarëve, si dhe forcimin e kapaciteteve reaguese.
Aplikimi për fondin e Mbrojtjes Civile është i hapur deri më 25 nëntor në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: https://www.mod.gov.al/…/6795-mbrojtja-civile-akmc… /ata