Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se komuniteti global duhet të bëhet më ambicioz në arritjen e objektivave të tij klimatike – duke vënë në dukje përmbytjet e fundit në vendin e tij që shkaktuan të paktën 220 të vdekur.
Duke folur në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Baku, Sanchez e quajti ngrohjen e planetit një “kërcënim ekzistencial” për njerëzimin.
Ai tha se të gjitha vendet po luftonin me ndikimet, nga stuhitë më të forta deri te zjarret më intensive.
“Por, shumë qeveri dhe biznese vazhdojnë të investojnë në burimet e energjisë që dëmtojnë klimën, si nafta dhe gazi”, tha Sanchez, duke shtuar se kjo po çonte në një katastrofë globale.
Kryeministri spanjoll tha se nevojiteshin masa drastike për të mbrojtur klimën dhe rindërtimin e synuar të qyteteve për t’i bërë ballë ngrohjes globale./ata