Kjo është e papranueshme. A po jeton populli italian në një demokraci apo është një autokraci e pazgjedhur ajo që merr vendimet?, shkruan sot  Elon Musk në X duke iu rikthyer ndalesës së gjyqtarëve për çështjen e emigrantëve në Shqipëri.

Kështu e komenton themeluesi i ”Paypal” dhe ”Tesla”-s një postim të Ian Miles Cheong, i cili në profilin e tij prezantohet si një influencues social dhe i cili shkruan se ”qeveria e Giorgia Melonit në Itali nuk do të lejohet të dëbojë të huajt e paligjshëm, sipas gjyqtarëve që sapo vendosën kundër vendimit të saj”.

”Ata cituan se si Egjipti ka një histori të vakët të të drejtave të njeriut dhe për këtë arsye dërgimi i ilegalëve nga Egjipti në vendin e tyre mund të shkelte të drejtat e tyre njerëzore, kështu që nuk mund të bëhet”, vazhdon ai.

”Kufijtë e Italisë do të mbeten të hapur dhe Evropianët e Rinj do të lejohen të vërshojnë si  në Itali ashtu edhe Evropë, përherë e më shumë”, përfundon Cheong në X.

Postimi i Ian Miles Cheong shoqërohet me një foto të Giorgia Melonit./ata