Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Andrii Sybiha.

“E urova ngrohtësisht dhe i shpreha mbështetjen time të plotë, teksa ai merr pozicionin e tij si Ministër i Jashtëm gjatë këtyre kohërave sfiduese”, shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës, Hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës./ata