Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Schmid.
Pas takimet ministrja Xhaçka dhe Schmid zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Xhaçka theksoi se, OSBE mbetet një partner i besuar dhe i rëndësishëm për Shqipërinë.
“Agresioni në Ukrainë, një nga temat kryesore të bisedës tonë. Bashkohemi plotësisht me qëndrimin e vendosur e OSBE në lidhje me këtë agresion”, tha ministrja.
Ajo shtoi se, gjatë takimit ndau pikëpamjen e përbashkët me Schmid se, sot më shumë se kurrë, OSBE nevojitet në Ukrainë.
Xhaçka theksoi se, “i jemi bashkuar edhe Programit të Mbështetjes së OSBE-së për Ukrainën. Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në KS, për të mbështetur Ukrainën e për të izoluar Rusinë. Ne jemi anëtarë aktivë të grupit të Miqve për Llogaridhënie në Ukrainë”.
Ministrja shtoi se, “kemi mbështetur e financuar Mekanizmin e OSBE-së për Moskën dhe Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj kësaj kauze”.
Xhaçka u shpreh se këtë vit rajoni ynë ka një rol të posaçëm në OSBE, pasi RMV është kryesuesja e radhës.
Ministrja vlerësoi rolin e Schmid dhe OSBE për kontributin në avancimin e Axhendës Gratë, Paqja dhe Siguria.
“Në të gjitha këto drejtime, OSBE do të ketë bashkëpunimin e plotë të Shqipërisë. Mirëpresim kontributin e Pranisë së OSBE-së dhe mbështetjen e saj në reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të vendit tonë”, tha ministrja.