Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kjo e 1 milion shqiptarëve të ikur në 10 vitet e fundit është një gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhurve nga Tirana, e cila doli po nga ato gojë të pista duke i ofenduar në nderin dhe identitetin e lartë patriotik shqiptarët e Greqisë, që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuqezi të Athinë për të treguar dashurinë, për të shprehur mallin e për të manifestuar krenarinë e tyre për shqiptarinë dhe Shqipërinë”

Në takimin me shqiptarët e Italisë, Rama tha se “disa gojë nga ato që ju i njihni mirë thoshin këto ditë që unë nuk duhet të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan kanë ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptarë”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “po e vërtetë është kanë ikur në këto 10 vjet shumë shqiptarë shumë më tepër se sa janë kthyer. Është e vërtetë po Shqipëria është katandisur në 1.5 milionë banorë shqiptarë, Shqipëria e narkoshtetit, Shqipëria e mbytur në detin e korrupsionit, Shqipëria ku nuk ka as punë as shpresë, është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që e përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë qysh kur Shqipëria e shpalli pavarësinë në vitin 1912”.

“Që prej asaj dite më të ligjtë e armiqve të vet Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet.
Shqipëria ka një luftë më të madhe për të bërë edhe me korrupsionin edhe me krimin edhe me të tjera plagë të trashëguara jo vetëm nga dekada e tranzicionit, por nga shekuj ndarje të dhunshme prej Europës. Askush që nuk e di historinë tuaj, historinë tonë po ta shikonte atë film nuk do ta besonin kurrë që ata njerëz atje jeni ju. Si ata njerëz atje që sot jeni ju ishte Shqipëria dje që sot ju ngjan juve”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “me të gjitha problemet e veta Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj paprekshëm, Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve, Shqipëria ku turizmi mbahej vetëm nga patriotizmi dhe ku rrugëve kishte më shumë togje plehrash të pambledhura sa turistë”.

“Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht ta kalonit detin për të marr një dokument dhe pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës ka vdekur njëherë e përgjithmonë, siç ka vdekur njëherë e përgjithmonë çdo shans që hijet e të shkuarës të kthehen mbi kalë për ta shaluar në drejtim të paditur fatin europian të Shqipërisë”, tha Rama.

Më tej Rama tha se “mos e harroni në asnjë sekondë përballë çfarëdo gjëje që nuk shkon se ka ndodhur diçka në fakt është gjithçka që ka ndodhur për të arritur aty ku duam. Ka ndodhur që Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton besimin e çdo shqiptari, besimin e çdo shqiptari si ju që e di shumë mire se asgjë që arrihet me pune nuk arrihet pa mund, pa sakrifica, pa durim pa shtrënguar dhëmbët. Kush më mirë se ju shqiptarët e Greqisë, Italisë e Europës e dinë të vërtetën e cila sa ç’është e thjeshtë është e pamundur të kuptohet nga kushdo që punës nuk ia ka provuar peshën mbi supe, nuk ia ka njohur zhgënjimin mundit, nuk ia ka ka kaluar sprovat durimit”./ata