Qindra operacione të pacientëve janë anuluar pasi mijëra infermierë nisën një grevë në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor.

Siç raporton ‘ABC News’, mbi 10 mijë infermiere dhe mamia në të gjithë shtetin e Uellsit të Ri Jugor kanë nisur një grevë duke kërkuar rritje të pagave dhe duke u ankuar se shtetet e tjera australiane po paguajnë paga më të larta se shteti i tyre.

“Ata padyshim kujdesen për infermieret e tyre më shumë se sa në Uellsin e Ri Jugor”, tha infermierja Mia Casagrande, duke paralajmëruar se do të largohet nga puna pasi në Queensland mund të marrë një pagë 18 për qind më të lartë.

Ministri shtetëror i Shëndetësisë, Ryan Park, tha se qindra operacione të pacientëve u anuluan për shkak të grevës.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer. Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar për qindra njerëz që sot do të humbasin një operacion shumë të rëndësishëm”, tha Park.

Ai theksoi se brenda një viti të vetëm nuk mund “të shkatërrojnë në thelb hendekun në paga”, sepse do t’i kushtonte shtetit disa qindra milionë dollarë.

Sipas qeverisë së shtetit, ajo ka bërë disa oferta për infermierët dhe mamitë pasi është përpjekur të kthejë ndikimet e hendekut të pagave të ish-qeverisë, por deri më tani asnjë ofertë nuk është pranuar./aa