Në shumë qytete të botës, nuk është më e nevojshme të shkojmë në muze për të admiruar piktura apo vepra arti, pasi ato mund të gjenden gjithashtu në mure të vizatuara në mënyrë të përkryer, që shndërrohen në një lloj ekspozite të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë.

Edhe në Vlorë, ka nisur një iniciativë e tillë, ku arti i vizatuar në mure sjell një dimension të ri dhe më të afërt të trashëgimisë kulturore. Në prag të përvjetorit të Pavarësisë më 28/29 Nëntor, artisti i njohur Bledar Cakalli realizoi një vepër të jashtëzakonshme, duke realizuar një murale kuq e zi në zonën e Jonufrës, ku janë të skicuara imazhet e 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, vepër e cila pritet të përfundojë shumë shpejt.

Artisti Bledar Cakalli ka folur me gjerë per mikpritjen dhe punën e tij në këtë terren të vështirë.

Ky projekt, përveç se është një mënyrë për të kujtuar ngjarje të rëndësishme historike, shërben gjithashtu si një lloj bashkësie artistike që integron kulturën dhe historinë në jetën e përditshme të qytetarëve./BalkanWeb