Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka njoftuar rikthimin e Panairit të 27-të të Librit, një ngjarje e rëndësishme e librit në Shqipëri.
Dita e sotme, ishte çelja e këtij panairi, ndërkohë që kjo festë e librit do të vijojë deri më 17 nëntor, për t’u dhënë mundësi lexuesve të njihen me plot botime të reja.
Për të folur më tepër rreth kësaj feste të librit dhe lexuesit, e ftuar në emisionin "Ora e Betit", ishte botuesja Irena Toçi.
"Fatos Kongoli është në një moshë në të cilën nuk mund të ketë produktivitetin e disa viteve më përpara, por ka sofizmin e moshës. Libri "Ballo me maska" ose "Shakaja e fundit" është një refleksion i moshës së tij. Një refleksion i pyetjeve ekzistenciale që ai i bën vetes sepse dhe personazhi kryesor i librit ka të njëjtin emër me të dhe vë në gojën e personazhit të gjitha pikëpyetjet e tij. Jemi përpjekur gjatë këtij viti të kemi përkthime nga gjuhë të ndryshme, sidomos nga rajoni por edhe nga vende të tjera të botës", u shpreh Toçi./Tema