uxheti i këtij viti do të rishikohet sërish muajin tjetër. Përveç një rishpërndarje fondesh do të diskutohet nëse do të miratohet një buxhet prej 20 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për skemën kombëtare në bujqësi.
Shkak për këtë kërkesë për fonde shtesë janë bërë mijëra fermerë që kanë aplikuar për skemat kombëtare ku bën pjesë edhe nafta pa taksa ende nuk kanë marrë vlerën që përfitojnë.
Veç bujqve, rishpërndarje fondesh do të ketë edhe për bonusin e fundvitit për pensionistët./Tema