Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2023, arriti vlerën 6.221 GWh nga 6.266 GWh që ishte në vitin 2022.
Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT mbi bilancin e energjisë elektrike për vitin që lamë pas, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 1.4 %, duke arritur vlerën 3.117 GWh në vitin 2023, nga 3.075 GWh që ishte në vitin 2022.
Ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 2.7 % duke arritur vlerën 3.104 GWh në vitin 2023 nga 3.191 GWh që ishte një vit më parë.